Wednesday, August 8, 2012

Shqipëria pa Ministri të Mjedisit...

Ka mbi një muaj që Shqipëria para botës zyrtarisht është pa ministri mjedisi pasi faqja e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave: http://www.moe.gov.al/ nuk gjendet më.
Më mirë kështu, të paktën të jemi më të sinqertë që nuk ka mjedis e pyje në Shqipëri :)
Të kesh një faqe interneti në kohët e sotme është shumë e lehtë. Duhet një ndërtues i/e mirë faqesh interneti, ca dhjetëra apo njëqind euro për hosting dhe u bë. Por ministria e shteti jonë i dashur nuk i kanë 100 euro për të bërë një faqe interneti. E kështu Shqipëria është zyrtarisht pa ministri mjedisi...


Kam që në fillim të korrikut 2012 që klikoj te adresa e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve e Administrimit të Ujrave të Shqipërisë, dhe ende dhe sot, me 8 gusht 2012, kjo ministri nuk ekziston në internet

No comments:

Post a Comment